Please enter at least 3 characters.

Mandzukic refuzon kalimin te PSG

2019/08/GettyImages-1163939969.jpg
251:"NANJING, CHINA - JULY 24: Mario Mandzukic of Juventus reacts during the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Fred Lee/Getty Images)
12:"Getty Images

Mësohet se Mario Mandzukic e ka refuzuar ofertën për t'u bashkuar me Paris Saint-Germain dhe do të qëndrojë te Juventus të paktën deri në janar.

Sipas Sky Sport Italia dhe Goal.com, kroati e ka hedhur poshtë idenë për të kaluar në Parc des Princes.

Ai u bë një shënjestër e fortë e klubit parisien pas dëmtimeve të Edinson Cavanit dhe Kylian Mbappe, por edhe largimit të mundshëm të Neymar.

Mario Mandzukic . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Sidoqoftë, duket se Mandzukic nuk është i gatshëm ta përshpejtojë një vendim kaq të rëndësishëm për të, në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Ai rrezikon të mbetet jashtë nga skuadra e Juventusit për Ligën e Kampionëve, por duket se është i vendosur të mbetet në Torino dhe ta rishqyrtojë pozicionin e tij në janar.

Mandzukic . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Manchester United po ashtu kishte bërë një ofertë më herët gjatë verës, ndërsa kishte edhe propozime të tjera me para të mëdha nga Kina.

33-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021./Telegrafi/