Please enter at least 3 characters.

Mandzukic refuzon Dortmundin

2018/07/Mandzukic-Juventus.jpg
219:"TURIN, ITALY - APRIL 15: Mario Mandzukic of Juventus in action during the serie A match between Juventus and UC Sampdoria at Allianz Stadium on April 15, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Mario Mandzukic thuhet se ka refuzuar transferimin te skuadra e madhe gjermane, Borussia Dortmund.

Juventusi ka transferuar para disa javësh yllin e madh portugez, Cristiano Ronaldo nga Real Madridi për një shifër totale prej 112 milionë eurosh.

Transferimi i Ronaldos ka bërë që sulmuesit aktual të skuadrës të ndihen të rrezikuar për një vend në formacionin titullar dhe njëri nga ta është edhe Mandzukic.

Ylli kroat zhvilloi një Kampionat Botëror brilant dhe pas këtyre paraqitjeve skuadra gjermane, Dortmund, u hodh pas tij duke bërë ofertë transferimi.

Mandzukic zhvilloi një super Botëror me Kroacinë (Getty Images)

Por, sipas gazetës gjermane Bild, Mandzukic ka hedhur poshtë mundësinë për t'u bashkuar me Dortmundin nga Juventusi.

Përveç Dortmundit, interesim për shërbimet e sulmuesit shtatlart ka shprehur edhe gjiganti anglez, Manchester United.

30-vjeçari kroat ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri në qershor të vitit 2020.

Ai në edicionin e fundit me fanellën e Zonjës së Vjetër kishte shënuar 10 gola dhe kishte bërë katër asistime. /Telegrafi/