Please enter at least 3 characters.

Mancini flet për Touren

2016/05/manca.jpg

Trajneri i Interit, Roberto Mancini është i prirur që ta sjell Yaya Touren në kampionatin italian.

Me Touren, Mancini ka punuar te Man City, ndërsa italiani thotë se Serie A nuk ka pasur kurrë një lojtar të tillë.

''Një lojtar si Toure, nuk e kemi parë kurrë në Itali. Disa e kritikojnë, por ai është i veçantë'', u shpreh Mancini.

Mesfushori pritet të largohet nga Citizens me ardhjen e trajnerit të ri, Pep Guardiola, i cili nuk llogaritë në shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/