Manchester United vjen me ofertën e fundit për Harry Maguire, ultimatum për Leicesterin që të vendos
250:"STOKE ON TRENT, ENGLAND - JULY 27: Harry Maguire of Leicester looks on during the Pre-Season Friendly match between Stoke City and Leicester City at the Bet365 Stadium on July 27, 2019 in Stoke on Trent, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Maguire në aksion . (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Maguire në aksion. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images
01/08/2019
Manchester United ka pasur probleme të mëdha në mbrojtje sezonin e fundit dhe po vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi.
“Djajtë e Kuq”, prej kohësh interesohen për mbrojtësin anglez, Harry Maguire që luante te Leicester Cityt.
Të dy klubet janë në bisedime, por nuk po arrijnë te një marrëveshje për transferimin e 26-vjeçarit në ‘Old Trafford’.
“Talksport” shkruan se United tani ka bërë një ofertë tjetër për mbrojtësin duke ofruar 90 milionë euro, për ta transferuar në ekipin e tyre.
Me këtë i ka vënë edhe Leicestert ultimatum deri të hënën që të jap përgjigje përfundimtare.
Nëse kjo marrëveshje mbyllet me sukses, atëherë Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke kaluar Virgil Van Dijk. /Telegrafi/


