Manchester United kërkon të kthehet lider, formacionet zyrtare për ndeshjen me Sheffield United
27/01/2021
Manchester United do të përballet me Sheffield United në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq po zhvillojnë një sezon shumë të mirë, duke qëndruar aktualisht në vendin e dytë me 40 pikë, një më pak se Manchester City.
Me fitore ata do të kalonin në vendin e parë, pasi përballë do të jetë Sheffield United që aktualisht është i fundit në renditje.
Treshja e sulmit e zgjedhur nga Ole Gunnar Solskjer janë Bruno Fernandes, Marcus Rashford e Anthony Martial.
Te Sheffield në sulm do të luajnë McGoldrick e Sharp.
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Maguire, Telles; Pogba, Matic; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; MartialSheffield United: Ramsdale; Basham, Jagielka, Ampadu; Baldock, Lundstram, Norwood, Fleck, Bryan; McGoldrick, Sharp.
/Telegrafi/


