Please enter at least 3 characters.

Manchester City tentoi transferimin e Lukakut

2020/11/romelu-lukaku-man-city-composite-2020_j86l1v750oxh12cybsdfcbmmm.jpeg

Manchester City ka tentuar në verën që shkoi që të transferonte Romelu Lukakun nga Interi.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, Citizens e dëshiron transferimin e sulmuesit belg, që shihej si zëvendësues i Sergio Agueros.

Interi besohet se kërkonte 100 milionë euro nga shitja e Big Rom, mirëpo City u largua menjëherë nga gara.

Skuadra angleze e konsideroj si çmim që nuk përkonte me vlerën aktuale të lojtarit dhe ndryshoi shënjestër, por jo edhe skuadër.

City më pas u fokusua në transferimin e Lautaro Martinez, derisa klubi nga Serie A i bëri të ditur se klauzola e tij është 111 milionë euro.

Sheikët e klubit anglezë ende do të tentojnë transferimin e sulmuesit argjentinas, që po kërkohet edhe nga Real Madridi e Barcelona. /Telegrafi/