Please enter at least 3 characters.

Man Unitedi vihet pas Mullerit

2017/09/muller.jpg

Sulmuesi gjerman, Thomas Muller ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe angleze, Manchester United që mendojnë të bëjnë ofertë për të gjatë dimrit.

Ylli gjerman duket i pakënaqur me jetën në Bayern dhe minutat e pakta nën drejtimin e italianit Carlo Ancelotti.

Ndërsa Arsenali, Liverpooli dhe Chelsea janë lidhur të gjitha me një lëvizje për shërbimet e tij, besohet se edhe Jose Mourinho do të përpiqet t'i mundë ata në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, drejtuesit e Djajve të Kuq po planifikojnë një lëvizje për këtë dimër duke bërë edhe ofertë mas Vitit të Ri.

Për sulmuesin e gjithanshëm gjerman interesim ka shprehur edhe gjiganti italian, Juventusi që e shohin si shtesë të përkryer në fazën e avancuar. /Telegrafi/