Please enter at least 3 characters.

Man City konfirmon lëndimin e De Bruynes, mungon tre muaj  

2018/08/de-Bruyne-City.jpg
250:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 12: Kevin De Bruyne of Manchester City in action during the Premier League match between Arsenal FC and Manchester City at Emirates Stadium on August 12, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka konfirmuar se mesfushori belg, Kevin de Bruyne do të mungojë tre muaj pas lëndimit të pësuar.

Mesfushori belg ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjeve me klubin anglez.

Pas ekzaminime të vazhdueshme mjekësore, de Bruyne ka mësuar gjendjen e këmbës së tij.

Është vet kampioni në fuqi i Ligës Premier që ka njoftuar se belgu do të mungojë tre muaj pas lëndimit të pësuar.

"Ne mund të konfirmojmë se De Bruyne ka pësuar një lëndim të ligamentit lateral (LCL) në gjurin e tij të djathtë".

"Nuk kërkohet asnjë operacion, por mesfushori pritet të jetë jashtë për rreth tre muaj", thuhet në njoftimin e Cityt.

Ndryshe, klubi anglez i ka uruar shërbim të shpejt yllit të skuadrës së tyre. /Telegrafi/