Please enter at least 3 characters.

Man City është gati të bëjë çmenduri për transferimin e Saulit

2019/02/Saul-Niguez.jpg
288:"MADRID, SPAIN - JANUARY 26: Saul Niguez of Atletico de Madrid celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Getafe CF at Wanda Metropolitano on January 26, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City është gati të bëjë një ofertë rekorde për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Pep Guardiola është shumë i interesuar të gjej një zëvendësim të përsosur për mesfushorin brazilian Fernandinho.

Sipas mediumit The Mirror, 24-vjeçari i Atleticos, Saul shihet si zëvendësim ideal për mesfushorin me tipare mbrojtëse, i cili është i vetmi në atë pozitë te City.

Por, transferimi i Niguezit, i cili do të ketë në fund të sezonit edhe shtatë vjet në kontratën e tij nëntëvjeçare do të jetë shumë i vështirë.

Saul Niguez (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Kjo pasi mesfushori spanjoll ka një klauzolë të madhe largimi, e cila peshon plot 150 milionë euro.

Ky çmim do të jetë shumë i shtrenjtë edhe për Cityn, por kampionët e Ligës Premier do të shqyrtojnë ende mundësinë e sjelljes në Etihad të një prej talenteve më të madh të Spanjës.

City ka bërë biznes me Atleticon më para para - duke paguar 35 milionë funte për të sulmuesin e shkëlqyer argjentinas Sergio Aguero në vitin 2011.

Ata janë të vetëdijshëm se do të duhet të prishin rekordin e klubit prej 60 milionë funtesh që ata paguan për Riyad Mahrez vitin e kaluar, për të pasur ndonjë shpresa për joshjen e klubit spanjoll për të shitur një prej pasurive të tyre më të çmuara. /Telegrafi/