Please enter at least 3 characters.

Mali i Zi në ndeshjen ndaj Kosovës, gjitha shpresat i ka te sulmuesi pejan

2019/05/20190524080552_91dfb390-2d18-4e86-a324-90eff1d44797-e1558691514411.jpeg

Mali i Zi do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Malazezët do të mirëpresin në muajin e ardhshëm përfaqësuesen sonë dhe më pas kombëtaren e Çekisë.

Ljubisa Tumbakovic, trajneri i fqinjit tonë, ka zbardhur listën e lojtarëve që janë ftuar në kombëtare, dhe ka në dispozicion vetëm dy sulmues.

E gjithë kjo pasi që Stevan Jovetic ka kryer një operim në këmbë dhe do të mungojë deri në muajin nëntor dhe Luke Gjorgjevic ka lënduar muskujt e këmbëve dhe do të jetë katër muaj jashtë fushave të blerta

Kjo do të bëjë që kundër "Dardanëve" malazezëve në fazën e sulmit do të luajë me dyshen Fatos Beqirajn dhe Stefan Mugoshën, të cilët do të startojnë në dy ndeshjet e ardhshme.

Theksojmë se Mali i Zi do të grumbullohet më 27 maj gjersa ndeshjen me Kosovën do ta luajë në Podgoricë më 7 qershor dhe tri ditë më vonë do të udhëtoj për në Pragë, ku do të takohet me Republikën Çeke.

Ndryshe, Kosova është në pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa kanë malazezët e vendit të katërt, por me goldallim të dobët. /Telegrafi/