Please enter at least 3 characters.

Makraduli: Hapja e Jugohromit do të bëhet në faza, pas përmbushjes së standardeve ekologjike

2017/02/Jane-Makraduli.jpg

Kombinati Jugohrom mund të rifillojë në faza dhe vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike dhe pas vendosjes së filtrave. Kështu sot deklaroi zv.ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, para fillimit të debatit publik për ajër të pastër.

"Jugohromi u mbyll për shkak të asaj që ka thënë edhe kryeministri Zoran Zaev, menaxhmenti i kombinatit ishte viktimë e presionit dhe kërcënimeve nga pushteti i kaluar", tha Makraduli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai potencoi se do të mbeten të përkushtuar që jo vetëm Jugohromi dhe edhe kapacitetet tjera industriale, të përmbushin detyrimet e tyre në pajtim me ligjet në Maqedoni.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me grupin e punës së inspektorëve për ndotjen e ajrit, me të cilin u takua javën e kaluar, Makraduli tha se një grup i tillë është formauar për herë të parë nga qeveria dhe ajo do të informojë për aktivitetet e saj./Telegrafi/