Please enter at least 3 characters.

Makina përplas biçikletën në Elbasan, një i lënduar

2023/05/AMBULANCA-696x367-1.png

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Elbasan ku si pasojë është plagosur një 56 vjeçar.

Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur ”Ura e zezë”, ku një makinë me drejtuar një 27 vjeçar ka aksidentuar biçikletën dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /Telegrafi/