Please enter at least 3 characters.

Maja Moraçanin zgjedhet kryetarja e re e RDM-së

2016/04/Maja-Moraçani.jpg

Sot në Kongresin e katërt të partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë për kryetar e re, në mënyrë unanime u zgjodh deputetja e Kuvendit, Maja Moraçanin.

Kongresi u mbajt nën moton "Vlera të gjelbërta - vizion i përhershëm" dhe në të morën pjesë 300 delegatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Kongres u zgjodh edhe përbërja e re e RDM-së si dhe Këshilli mbikëqyrës i kësaj partie.

"Duke falënderuar për besimin e dhënë, ajo theksoi bindjen se me punë ekipore, përmes bashkëpunimit me shoqatat qytetare dhe të gjelbërtit evropianë, RDM-ja do të ketë të ardhme të suksesshme", thuhet në kumtesën e RDM-së./Telegrafi/