Please enter at least 3 characters.

Madonna detyrohet ta anulojë koncertin për shkak të ‘dhimbjes së papërshkrueshme’

2019/12/Madonna-e1577569613207.jpg
168:"WASHINGTON, DC - JANUARY 21: Madonna performs onstage during the Women's March on Washington on January 21, 2017 in Washington, DC. (Photo by Theo Wargo/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Madonna, e ka anuluar koncertin e fundit në kuadër të turneut "Madame X".

61-vjeçarja si arsye e ka përmendur një dhimbje të papërshkrueshme, të cilën e kishte ndier gjatë koncertit të mbajtur në Miami.

Përkundër dhimbjes, ajo nuk e kishte ndërprerë atë koncert, por e kishte duruar dhimbjen deri në fund të performancës duke i plotësuar pritjet e publikut.

Nga ana tjetër, turneu evropian i Madonnas nuk është anuluar dhe as nuk është shtyrë, përkundër këtyre problemeve shëndetësore.

Mbretëresha e muzikës pop, e cila nuk heziton të flasë publikisht kur ka ndonjë shqetësim shëndetësor, do ta fillojë turneun evropian më 12 janar në Portugali. /Telegrafi/