Macja bëhet ylli i shfaqjes "Romeo dhe Zhulieta" në Turqi - del papritmas në skenë
18/06/2026
Një shfaqje baleti në Turqi doli jashtë skenarit kur një mace u shfaq në skenë.
Videoja tregon macen duke ecur në skenë gjatë skenës kulminante menjëherë pas vdekjes së Romeos, në shfaqjen Romeo dhe Zhulieta.
Në pamje shfaqet macja e shtrirë pranë aktorit përpara se të ngrihet për të nuhatur kokën e tij dhe për të luajtur me flokët e tij.
Pastaj macja shkon te një tavolinë aty pranë në skenë për t'u shtrirë dhe “për të parë pjesën tjetër”. /Telegrafi/


