"Ma dhe dashninë" thotë Gena në këngën e re (Video)
07/03/2017
Këngëtari i njohur Gena ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
"Ma dhe dashninë" mban titullin kënga e tij më e re, e realizuar me muzikë dhe vargje nga Edlir Begolli.
Për klipin, i cili duket të jetë mjaft interesant janë kujdesur MAX Production.
Kësaj here këngëtari vjen në klip edhe me një koreografi të realizuar nga Alemnda Hoxha. /Telegrafi/


