Please enter at least 3 characters.

Lukaku: Nga tash deri në fund janë 12 finale

2020/06/InterSampdoria-1-e1592778736744.jpg
284:"MILAN, ITALY - JUNE 21: Lautaro Martinez of FC Internazionale celebrates his goal with his team-mate Romelu Lukaku during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on June 21, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Romelu Lukaku ishte njëri nga golashënuesit e Interit në fitoren prej 2-0 kundër Sampdorias që ua siguroi Nerazzurrëve tri pikë shumë të rëndësishme.

Në këtë mënyrë, zikaltrit e kanë ngushtuar në gjashtë diferencën e pikëve me liderin Juventus, kur kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të Serie A.

“Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim sot, nga tani e deri në fund të sezonit janë 12 finale, të gjitha janë për jetë o vdekje”.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Tash duhet të fokusohemi dhe të përgatitemi për të mërkurën. Secila ndeshje është e vështirë dhe nuk do të jenë të lehta për askënd”.

“Kemi punuar shumë mirë në stërvitje, skuadra është në formë të mirë fizike, mirëpo duhet të vazhdojmë dhe të forcohemi më shumë, sepse do të kemi ndeshje çdo tri ditë”, ka deklaruar Lukaku për Sky Sport Italia pas ndeshjes. /Telegrafi/