Luiz Ejlli, DJ Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Mos luj”
26/06/2024
Luiz Ejlli, DJ Gimi - O dhe Ermal Fejzullahu kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Mos luj” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme në videoklip në projektin veror.
Teksti është shkruar nga Ghulo me melodi të realizuar nga Nurteel.
Ky i fundit u kujdes edhe për producimin bashkë me Çelik Lipën në studion ‘SBS Entertainment’.
Videoja iu besua Valon Azirit, e që tashmë e plotë ndodhet në platformën YouTube në kanalin e SBS.
Ermali dhe Luizi nuk ka dyshim se janë një nga emrat më të pëlqyer në estradë. /Telegrafi/


