Luftime të ashpra mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, filmohen fluturaket pa pilot duke bombarduar
13/09/2022
Azerbajxhani ka filluar sulmet në drejtime të ndryshme në afërsi të kufirit me Armeninë, në veçanti në pozicionet mbi Vardenis, Gois, Kapana dhe Jermuk.
Një banor i Gorisit ka thënë për mediat armene, se zhurma e artilerisë në qytet ka mundur të dëgjohet nga ora 23:30, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se sulmet janë zhvilluar në rajonin e Sevlichës. Në anën tjetër banorët kanë vërejtur fluturaket pa pilot duke lëvizur në drejtim të Kornixhorit.
Grigorjani ka theksuar se forcat e armatosura të Azerbajxhanit, kanë kryer sulme edhe në drejtim të Kapanit, duke përdorur fluturaket pa pilot.
Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme amatore që dëshmojnë për këto sulme. /Telegrafi/


