Please enter at least 3 characters.

LSDM: Mickoski ka angazhuar kompani të huaj për sajimin e skandaleve për të diskredituar opozitën

2024/04/LSDM-1.jpg
LSDM
LSDM

LSDM opozitare ka akuzuar kreun e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, se ka angazhuar një kompani intelegjence private të huaj për të monitoruar opozitën dhe, siç thonë ata, për të sajuar skandale.

Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për Black Cube, një kompani private izraelite të inteligjencës, të cilën LSDM e përshkruan si një “Mossad privat”, i njohur për “monitorimin, mbledhjen e informacionit, provokimet dhe sajimin e skandaleve kundër qëllimeve politike”.

“Mickoski dhe grupi i tij e kanë punësuar këtë kompani për të monitoruar zyrtarët e LSDM-së, veçanërisht Presidentin Venko Filipce”, thuhet në deklaratë.

LSDM pretendon se një ekip nga “Black Cube” ka qëndruar së fundmi në Shkup dhe ka zhvilluar takime në një hotel, në të cilin, siç theksojnë ata, ka marrë pjesë edhe një biznesmen i afërt me OBRM-PDUKM-në, i cili supozohej të financonte angazhimin.

Partia opozitare vlerëson se qëllimi është “të monitorojë opozitën, të mbledhë informacion dhe të sajojë skandale për të diskredituar LSDM-në”.

Deklarata gjithashtu bën një krahasim me Hungarinë, duke deklaruar se metoda të tilla janë përdorur më parë nga Viktor Orbán, dhe përmend aktivitete të dyshuara që lidhen me zgjedhjet në vende të tjera.

“Kjo nuk është rastësi. Ky është një model klasik autokratik: kur instrumentet ligjore nuk funksionojnë, agjencitë private të inteligjencës punësohen për të krijuar skandale të rreme dhe për të frikësuar opozitën”, deklaron LSDM.

Reagimi shton se, pavarësisht këtyre akuzave, partia do të vazhdojë të këmbëngulë “në të vërtetën, në gjyqësor të pavarur dhe në rrugën evropiane të Maqedonisë”.