Please enter at least 3 characters.

LSDM-ja i filloi konsultimet për komisionin ad-hock të mediave

2016/07/mediat.jpg

Njëri nga 28 kandidatët e paraqitur për Komisionin ad-hock për mbikëqyrjen e mediave, do të përzgjidhet nga LSDM-ja, si edhe kryeredaktori i TVM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve ''META'', përveç aplikuesve, në ''rrethin e ngushtë'' kanë hyrë edhe pesë gazetarë për të cilët, LSDM-ja mendon se janë të duhur për këtë funksion.

Gjithashtu, LSDM-ja sot i ka filluar konsultimet me shoqatat e gazetarëve dhe me OJQ-të për të zgjedhur personin më të përshtatshëm që në mënyrë porfesionale do ta kryente detyrën e tij.

OBRM-PDUKM-ja nuk ka dhënë ndonjë informacion se në çfarë mënyre do të zgjedhin dhe propozojnë kandidatë për këtë komision, që duhet të ketë pesë anëtarë./Telegrafi/