Please enter at least 3 characters.

Lovren kërkohet nga klubet e mëdha italiane

2019/03/Lovren.jpg
273:"BUDAPEST, HUNGARY - MARCH 24: Dejan Lovren of Croatia listens to the anthem prior to the 2020 UEFA European Championships group E qualifying match between Hungary and Croatia at Groupama Arena on March 24, 2019 in Budapest, Hungary. (Photo by Laszlo Szirtesi/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren thuhet se është një objektiv transferimi gjatë verës i klubeve të mëdha italiane si Napoli, Roma dhe Milani.

Sipas mediumit anglez The Sun, Lovren është 'në listën e dëshirave' të tre klubeve të mëdha nga Serie A, të cilat do të 'përpiqen të tundojnë' Liverpoolin me një ofertë prej 29 milionë eurosh.

29-vjeçari ka luajtur 165 herë për klubin anglez që nga ardhja e tij nga Southampton në vitin 2014, por një lëndim së fundmi e ka kufizuar atë në vetëm 13 paraqitje këtë sezon.

Megjithatë, ai bëri rikthimin e tij gjatë pushimit ndërkombëtar, duke luajtur si titullar në humbjen 2-1 të Kroacisë në Hungari fundjavën e kaluar.

Lovren gjatë një dueli me Sergio Agueron (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Para transferimit në futbollin anglez, Lovren ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin, Inter Zapresicin dhe Olympique Lyonn.

Ai gjithashtu ka përfaqësuar vendin e tij në 50 raste, duke i ndihmuar ata të arrijnë finalen e Kupës së Botës në vitin 2018. /Telegrafi/