Please enter at least 3 characters.

Lori thotë "E kapërcej" në këngën e re

2018/11/Lori1.jpg

Këngëtarja Loreta Kaçka - Lori ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

"E kapërcej" mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit POP.

Kënga është punuar nga dy bashkëpunëtorët e saj të besueshëm Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku.

Orkestrimi është realizuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.

"E kapërcej" është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft tërheqëse dhe atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit EMF Creative.

Përveç projekteve muzikore, Lori vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe në koncerte, dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/