")
Please enter at least 3 characters.

Lojtari i Gjilanit iu nënshtrua operimit urgjent (Foto)

2016/01/lojtari-i-gjilanit-iu-n-euml-nshtrua-operimit-urgjent-foto_hd.jpg

Lojtari kishte thyer dorën pas një përleshjeje në zhveshtoren e klubit të Feronikelit, gjatë ndeshjes së të shtunës të zhvilluar në Drenas.

Tensionet e mëdha në fushën e lojës “Rexhep Rexhepi” kishin vazhduar edhe në zhveshtoren e klubit të Feronikelit, me ç’rast kishte thyer dorën Betim Haxhimusa, transmeton koha.net.

Atë sot e vizitoi edhe kryesia e klubit të Feronikelit, të cilët i premtuan se do të përkushtohen në zbardhjen e këtij incidenti, dhe do të merren të gjitha masat e duhura ndaj atyre që e kanë bërë këtë “akt të papranueshëm për ekipin e tyre”.