Please enter at least 3 characters.

Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

2018/02/GettyImages-901234354.jpg
310:"VIGO, SPAIN - JANUARY 04: Stanislav Lobotka of RC Celta de Vigo competes for the ball with Denis Suarez of FC Barcelona during the Copa del Rey round of 16 first leg match between RC Celta de Vigo and FC Barcelona at Municipal Balaidos on January 4, 2018 in Vigo, Spain. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
14:"Octavio Passos

Mesfushori i Celta Vigos, Stanislav Lobotka, ka preferuar të qëndrojë në klubin aktual.

23 vjeçari ka bërë 24 paraqitje për klubin nga Galicia, por ai ishte i kërkuar gjatë afatit kalimtar dimëror.

Të mërkurën është spekuluar se gjiganti italian, Interi, po e kërkon sllovakun, por agjenti i lojtarit mohoi një marrëveshje.

"Nuk ka marrëveshje me Interin për klientin tim ose ndonjë klub tjetër".

"Stanko është i fokusuar plotësisht te Celta Vigo".

"Së shpejti ne do të fillojmë negociatat për kontratën e re. Ne jemi të lumtur që aq shumë klube janë të interesuara për të, por ai është i kënaqur dhe refuzon çdo ofertë".

"Ai nuk dëshiron largimin tani, ai dëshiron që të qëndrojë në Spanjë", potencoi agjenti i lojtarit.

Lobotka ka prezencë të njohur te Interi, pasi bashkëkombasi i tij, Milan Skriniar, shfaqi paraqitje të shkëlqyera. /Telegrafi/