Please enter at least 3 characters.

Lloyd Austin, bëhet afrikano-amerikani i parë që nominohet për Sekretar të Mbrojtjes të SHBA-së

2020/12/lloyd-austin.jpg
595:"WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 16: Gen. Lloyd Austin III, commander of U.S. Central Command, testifies before the Senate Armed Services Committee about the ongoing U.S. military operations to counter the Islamic State in Iraq and the Levant (ISIL) during a hearing in the Dirksen Senate Office Building on Capitol Hill September 16, 2015 in Washington, DC. Austin said that slow progress was still being made against ISIL but there have been setbacks, including the ambush of U.S.-trained fighters in Syria and the buildup of Russian forces in the country. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden emëroi zyrtarisht gjeneralin në pension, Lloyd Austin si të nominuarin e për Sekretar të Mbrojtjes.

Në një deklaratë, Biden tha se Austin "është i kualifikuar në mënyrë unike për të marrë përsipër sfidat dhe krizat me të cilat përballemi në momentin aktual”, pohoi demokrati, raporton cnn.

“Pres që edhe një herë të punojmë ngushtë me të si një partner i besuar për të udhëhequr ushtrinë tonë me dinjitet dhe vendosmëri, aleancat tona përballë kërcënimeve globale dhe garantojnë sigurinë e popullit amerikan”, ka shtuar ai.

Nëse konfirmohet nga Senati, Austin do të ishte njeriu i parë me ngjyrë që drejton Departamentin e Mbrojtjes.

Ndryshe, Gjenerali 67-vjeçar i ushtrisë amerikane ka qenë në luftën e Irakut, por edhe në Afganistan. /Telegrafi/