Please enter at least 3 characters.

Lloga publikon fotografi të burgjeve të RMV-së: Duhet të ketë amnisti të menjëhershme

2023/05/krenar-lloga-1-e1685024756549.jpg

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, thotë se propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme.

Ai në një postim në Facebook, ka publikuar disa fotografi të burgjeve të RMV-së, ndërsa thotë se "një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore, nuk mund të quhet shtet".

"Propozim-ligji për amnisti është nevojë e menjëhershme, madje është edhe i vonuar. Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore nuk mund të quhet shtet", ka shkruar Lloga në Facebook.