Lizzo vendosi rregulla të rrepta për përdorimin e rrjeteve sociale
Edhe pse mediat sociale i kanë ndihmuar shumë yje të ndërtojnë karrierën e tyre, disa prej tyre tani po e kufizojnë me vetëdije kohën që kalojnë në internet.
Lizzo zbuloi se këto ditë ndjek rregulla të rrepta të mediave sociale për të shmangur atë që ajo e quan një kulturë interneti "toksike".
Në një intervistë me CBS Mornings, ajo shpjegoi se nuk lexon më komente, nuk gjurmon statistika dhe nuk merr pjesë në diskutime online.
"Ato ditë kanë mbetur kryesisht pas meje, kam vendosur rregulla të reja për veten time", tha ajo. "Nëse nuk kam asgjë pozitive ose konstruktive për të thënë për diçka, ose nëse nuk e di të gjithë historinë, thjesht nuk flas për të", thekson këngëtarja, shkruan Unilad.
Ajo shtoi se është distancuar plotësisht nga reagimet dhe shifrat online: "Nuk i lexoj komentet, të mira apo të këqija qofshin. Nuk kontrolloj statistikat apo shifrat." Qasja e saj është bërë aq e rreptë saqë tani ia lë postimet në mediat sociale kompanisë së saj botuese sepse nuk dëshiron më të merret me "atë botë".
"Diçka ndryshoi me internetin dhe më pëlqeu shumë. Unë i përkas atij grupi artistësh që e gjetën rrugën e tyre përmes internetit", shpjegoi ajo, duke shtuar se ka "njerëz të vërtetë në rrugë" dhe "në tribuna".


