Lizingjet rriten me 3.4%
54:"Business 3D graph with arrow showing profits and gains
9:"FOTOCROMO
12/05/2017
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se lizingjet shënuan rritje vjetore prej 3.4 për qind në vitin 2016, kundrejt rënies së shënuar në vitin paraprak prej 2.5 për qind, raporton RTKlive.
“Në rritjen e lizingjeve kontribuoi rritja e lizingjeve hipotekare dhe ‘lizingjeve tjera’, që shënuan rritje vjetore prej 6.0 përkatësisht 6.8 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/


