Please enter at least 3 characters.

Liverpooli tregon fytyrën e liderit dhe të kampionit ndaj Crystal Palaces - i shënon plotë shtatë gola

2020/12/825111f46f7bcce60105e61f80ccec3ao2.jpg

Liverpooli ka fituar me rezultat të thellë 7-0 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pas vetëm tre minutash lojë, Takumi Minamino kaloi The Reds në epërsi me asistimin e Sadio Manes.

Më pas, senegalezi (35’) e dyfishoi rezultatin për Liverpoolin, derisa Roberto Firmino ishte në rolin e asistuesit.

Kur ishte minuta e 44-të, erdhi radha për sulmuesin brazilian që të futej në listën e golashënuesve, ndërsa Andy Robertson në atë të asistuesve.

Edhe pjesa e dytë ishte në duart e skuadrës që drejtohet nga Jurgen Klopp që arriti të shënonte edhe katër gola të tjerë.

Ishte minuta e 52-të kur Jordan Henderson pranoi një asistim fantastik nga Trent Alexander-Arnold, për të shënuar për 4-0.

Firmino (68’) nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe golin e dytë personal, derisa Mohamed Salah asistoi te goli i pestë për Liverpoolin.

Brenda tre minitash (81'/84'), Mohamed Salah arriti të realizonte dy herë, për rezultatin përfundimtar 7-0.

Pas javës së 14-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 31 pikë, derisa në xhiron e 15-të do të takohet me West Bromin. /Telegrafi/