Please enter at least 3 characters.

Liverpooli po e shkatërron Manchester Unitedin, ia shënon dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

2023/03/Screenshot_1-16.jpg

Liverpooli e ka nisur fuqishëm pjesën e dytë ndaj Manchester United duke realizuar dy gola të tjerë.

Darwin Nunez realizoi për 2-0 në minutën e 47-të pas asistimit nga Elliott.

E tre minuta më vonë një kundërsulm i shpejtë bëri që The Reds ta ngritin epërsinë në 3-0.

Mohmaed Salah asistoi bukur te Cody Gakpo i cili me lehtësi realizoi në portën e David De Gea.

Kujtojmë që edhe golin e parë për vendasit e shënoi holandezi Gakpo.

Liverpool me këtë epërsi të thellë është drejt një fitore të madhe në kampionat ndaj rivalit të përbetuar. /Telegrafi/