Please enter at least 3 characters.

Liverpooli përgatit ofertë të majme për Iscon

2020/01/IscoReal-2.jpg
284:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 07: Francisco Roman Alarcon alias Isco of Real Madrid CF walks to the bench prior to start the Liga match between Real Madrid CF and RCD Espanyol at Estadio Santiago Bernabeu on December 07, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është duke përgatitur një ofertë sensacionale për mesfushorin e Real Madridit, Isco, ndërsa Fabian Ruiz është një tjetër opsion intrigues.

Për shkak të lëndimeve që i ka në skuadër, Jurgen Klopp është duke menduar që ta përforcojë mesfushën për pjesën e mbetur të sezonit.

Fabinho, Naby Keita, Xherdan Shaqiri e James Milner, kanë munguar në disa ndeshjes, ndërsa Alex Oxlade-Chamberlain po ashtu u lëndua në muajin dhjetor.

Isco odhe Francis Coquelin në ndeshjen Real Madrid - Valencia (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Derisa Redsat janë në kërkim të titullit të Ligës Premier dhe do të përpiqen të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve, strategu gjerman planifikon të shpenzojë 60 milionë funte (71 milionë euro) për transferimin e Iscos.

Nëse dështon ta transferojë 27-vjeçarin e Realit, atëherë Liverpooli do ta kërkojë 23-vjeçarin e Napolit, Fabian Ruiz, i cili kërkohet edhe nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Fabian Ruiz (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)