Liverpooli mposht Crystal Palacen në shtëpi
Liverpooli e mbylli me fitore ndeshjen ndaj Crystal Palace, duke triumfuar 2-1 në kuadër të javës së 34-të të Ligës Premier, në një duel që pati ritëm, raste të shumta, shtylla dhe edhe një penallti të anuluar pas rishikimit me VAR.
Të besuarit e Arne Slot e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Alexis Mac Allister asistoi bukur për Alexander Isak, i cili u tregua i vendosur brenda zonës dhe finalizoi saktë me një goditje në këndin e sipërm për 1-0.
Pak më herët, ndeshja u tensionua në minutën e 23-të, kur gjyqtari Andy Madley akordoi penallti për Liverpoolin pas një ndërhyrjeje të Brennan Johnson, por vendimi u anulua menjëherë pas rishikimit me VAR (minuta 24), duke shkaktuar reagime të forta nga lojtarët vendas.
Liverpooli e rriti avantazhin në minutën e 40-të, kur Curtis Jones gjeti Andrew Robertson brenda zonës dhe skocezi e dërgoi topin në rrjetë për 2-0, duke i dhënë qetësi ekipit të tij para pushimit.
Love it, Alex! 🎯🇸🇪 pic.twitter.com/hE06CmiEeD
— Liverpool FC (@LFC) April 25, 2026
Palace e gjeti golin që e riktheu ndeshjen në lojë në minutën e 71-të. Pas një rikthimi të topit në zonë, Daniel Munoz goditi nga skaji i zonës dhe realizoi saktë pranë shtyllës së majtë për 2-1.
Pas golit, Palace shtoi presionin dhe pati një rast të artë për barazim në minutën e 84-të, kur Jorgen Strand Larsen u fut mirë brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla e majtë, duke shpëtuar Liverpoolin nga pësimi.
Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Florian Wirtz, i cili në minutën e 93-të realizoi për rezultatin 3-1./Telegrafi/


