Liverpooli merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Arne Slot
Liverpooli, sipas raportimeve, nuk po planifikon të shkarkojë Arne Slot dhe synon të vazhdojë t’i besojë trajnerit holandez edhe për sezonin e ardhshëm, me kusht që klubi të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Slot e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të 20-të të kampionit në një sezon debutues të jashtëzakonshëm vitin e kaluar.
Megjithatë, pozita e tij ka qenë nën presion të madh muajt e fundit, për shkak të rënies së rezultateve dhe performancës gjatë sezonit aktual, i cili është konsideruar si një mbrojtje e dobët e titullit.
Në të njëjtën kohë, raporte nga Spanja muajin e kaluar sugjeruan se “Të Kuqtë” kishin kontaktuar Xabi Alonsom për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit, pas largimit të tij nga Real Madridi.
Sidoqoftë, dy fitore radhazi në Ligën Premier ndaj Fulham dhe rivalëve të Everton kanë ulur ndjeshëm presionin mbi Slot, me një diferencë prej shtatë pikësh tani ndaj Chelsea në vendin e gjashtë.
Megjithatë, pyetje serioze vazhdojnë të ekzistojnë brenda tifozëve. Sipas Sky Sports, pozita e Slot do të jetë e sigurt nëse ai arrin një vend në top pesë, gjë që do t’i siguronte Liverpoolit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas avancimit të Arsenalit në gjysmëfinale të këtij edicioni.
Nëse objektivi përmbushet, drejtuesit e klubit në ‘Anfield’ pritet ta mbështesin Slotin në afatin kalimtar, me një verë tjetër të shpenzimeve të mëdha që pritet te gjiganti anglez.
Liverpooli do të kërkojë të forcojë më tej shpresat për Ligën e Kampionëve të shtunën, kur do të përballet me Crystal Palace në “Anfield”./Telegrafi/


