Please enter at least 3 characters.

Liverpooli joshet nga Handanovici

2017/02/handa-e1486119898465.jpg

Liverpooli është duke konsideruar që të bëj ofertë gjatë verës për portierin e Interit, Samir Handanovic.

Sipas Corriere dello Sport, trajneri i ‘Redsave’, Jurgen Klopp nuk është i bindur nga dy portierët e tij, Simon Mignolet dhe Loris Karius, transmeton Telegrafi.

Inter do të ngurrojë për të shitur 32-vjeçarin - i cili është një ekspert i ndaljes së penalltive, por do të jenë të detyruar të marrin parasysh një ofertë nëse është e drejt.

Gazeta italiane raporton se edhe portieri i shumë vlerësuar slloven do të joshej për një kalim të tij në Ligën Premier.

Nerazzurrët paguan 11 milionë euro për shërbimet e tij në vitin 2012, kur e transferuan nga Udinese si zëvendësim për Julio Cesar, teksa tani vlerësohet rreth 20 milionë. /Telegrafi/