Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton ndaj Watford dhe merr vendin e parë përkohësisht

2022/04/a8c8d3cc5726d894446d999a7e54cb62o2.jpg

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Watfordit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Juraj Kucka, i cili i vetëm me portier nuk shënoi.

Liverpooli në rastin e parë arriti të shënojë për 1-0, ku Diogo Jota me kokë shënoi nga afër.

https://reoa92d.com/uploaded/1648905444.mp4

I njëjti lojtar kishte rast të mirë edhe në minutën e 38-të, por qëlloi në trupin e portierit Ben Foster.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të ulët, ndërsa rastin e parë e kishte Joao Pedro në minutën e 57-të.

Liverpooli golin e sigurisë e gjeti krejt në fund, kur fitoi penallti në minutën e 88-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Fabinho që shënoi për 2-0.

Tani Liverpooli ka 72 pikë, dy më shumë se Man City që është i dyti, por me një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore