Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Chelsea pas Immobiles

2019/01/Ciro-Immobile.jpg
209:"ROME, ITALY - DECEMBER 08: Ciro Immobile of SS Lazio reacts during the Serie A match between SS Lazio and UC Sampdoria at Stadio Olimpico on December 8, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpooli dhe Chelsea janë të gatshëm janë të gatshëm të mbajnë tabs në sulmuesin e Lazios Ciro Immobile.

Sulmuesi italian është duke kaluar në formë të lartë dhe po shënon shumë gola që nga kalimi i tij nga Sevilla te Lazio.

Kjo formë e lartë e italianit ka bërë që ai të kërkohet nga skuadra të njohura evropiane, sidomos ato nga Liga Premier.

Sipas mediumit Il Messaggero, Liverpooli do të dërgojë skautë për të parë nga afër lojtarin në ndeshjen kundër Napolit të dielën.

Ciro Immobile (Getty Images)

Gazeta shpjegon se Reds kanë një marrëdhënie të mirë me Lazion, pasi Luis Alberto dhe Lucas Leiva kanë lëvizur nga Anfield në Olimpico që nga viti 2016.

Megjithatë, ata mund të përballen me konkurrencën nga Chelsea në rast se rivalët e tyre të Ligës Premier nuk arrijnë të përfundojnë një marrëveshje për Gonzalo Higuain.

Immobile vlerësohet plot 50 milionë euro nga faqja e specializuar e transferime Transfermarkt.

28-vjeçari ka shënuar 80 gola në vetëm 112 paraqitje për Lazion, 13 prej të cilave kanë ardhur këtë sezon. /Telegrafi/