Please enter at least 3 characters.

Nuk ka fitues, Kosova ndan pikët me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Telegrafi iu ka mbajtur të informuar për të gjitha zhvillimet e fundit para dhe pas kësaj ndeshje.

Shihemi sërish në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet ndaj Suedisë të hënën.


10/10/2025 23:52- Situata në Grupin B: Kosova mbetet e dyta, Zvicra konfirmon lidershipin

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Në një ndeshje ku ‘Dardanët’ nuk prodhuan asgjë në fazën ofanzive, ishte faza defanzive ajo që meritoi duartrokitje për paraqitjen e treguar në fushë.

Ndonëse nuk u arritën pikët e plota, Kosova ia doli që ta ruajë vendin e dytë në grup para duelit që do ta zhvillojë ndaj Suedisë të hënën.

10/10/2025 23:41- Franco Foda flet për barazimin ndaj Sllovenisë dhe sqaron pse Zhegrova nuk luajti nga fillimi

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes në konferencë për shtyp doli përzgjedhësi Franco Foda, i cili foli për ndeshjen si dhe për situatën e Edon Zhegrovës.

Tekniku gjerman e vlerësoi barazimin, duke thënë se përballë kishin një kombëtare që po ashtu tregoi një ndeshje të mirë.

Lexo lajmin e plotë...

10/10/2025 23:39- “Atmosfera të hynte nën lëkurë si në derbi”, ylli i Sllovenisë përgëzon lojtarët për paraqitjen ndaj Kosovës

Mesfushori i Sllovenisë Timi Max Elsnik është shprehur i zhgënjyer pas barazimit në Prishtinë, duke pranuar se ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë, por pa arritur ta konkretizojë me gola.

Sllovenia dominoi në “Fadil Vokrri”, megjithatë rezultati përfundimtar doli të jetë 0-0.

Pas ndeshjes për “Sport TV”, Elsnik deklaroi se kanë marrë lëvdata nga trajneri për paraqitjen e dhënë por beson se merituan pikët e plota.

Lexo lajmin e plotë...

10/10/2025 23:27- Notat e lojtarëve, Kosovë 0-0 Slloveni: Albian Hajdari shkëlqen në debutim

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ zhvilluan një paraqitje mjaft të zbehtë, duke mos arritur që të rrezikojë seriozisht në asnjë moment portën e Jan Oblak.

Lojtari më i vlerësuar tek Kosova në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Albian Hajdari i cili mori notën 7.7.

Lexo lajmin e plotë....

10/10/2025 23:24- Albian Hajdari thyen heshtjen pas debutimit te Kosova: Merita të gjithë lojtarëve, të luajmë kështu edhe ndaj Suedisë

Lojtari më i ri i Kosovës Albian Hajdari thotë se bashkëlojtarët e kanë bërë të ndihet si në shtëpi, ndërsa duhet të jenë të fokusuar për përballjen me Suedinë.

Hajdari ishte ndër më të mirët në fushë gjatë barazimit 0-0 me Slloveninë, ku e ndali më së miri Benjamin Seskon.

Pas ndeshjes, ylli i Hoffenheimit në intervistë për “RTK”, deklaroi se është i lumtur që debutoi me portën e paprekur te fanella dardane.

Lexo lajmin e plotë...

10/10/2025 23:06- “Pikë që nuk duhet nënçmuar”, Muriqi tregon pse ra niveli i Kosovës në fund ndaj Suedisë

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se Sllovenia e shtyu Kosovën të mbrohet më shumë, prandaj edhe ra niveli i “Dardanëve” në 20 minutat e fundit.

Kosova mori një pikë në shtëpi pas barazimit 0-0, me Muriqin që kishte rastin e vetëm të rrezikshëm, ku ishte afër të realizonte pas vetëm pesë minutave lojë.

Pas ndeshjes, Muriqi për “RTK” deklaroi se kur analizuan Slloveninë e panë se luajnë me shumë kundërsulme, andaj nuk guxonin të rrezikonin shumë.

Lexo lajmin e plotë...

10/10/2025 23:03- Arijanet Muric pas ndeshjes me Slloveninë: E ardhmja është e ndriturm barazimi na mban në lojë

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes shkurtimisht u prononcua portiere Arijanet Muric, i cili ndaj Sllovenisë pati një paraqitje fantastike.

Muric i falenderoi tifozët për mbështetjen, teksa tha që ky barazim nuk është rezultat i keq pasi e mban Kosovën në lojë për kualifikim tutje.

10/10/2025 23:02- “Besoj se me Suedinë i marrim tre pikë”, Florent Muslija flet pas barazimit ndaj Sllovenisë

Mesfushori Florent Muslija beson se Kosova dha maksimumin ndaj Sllovenisë, ndërsa mund t’i fitojë pikët e plota në Suedi.

Muslija ishte ndër më të mirët në fushë në barazimin pa gola në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, ai për “RTK” deklaroi se Kosovës i mungoi vetëm goli, megjithatë ka besim të plotë se do t’i fitojë pikët e plota.

Lexo lajmin e plotë...

10/10/2025 22:36- 94' Mbyllet ndeshja pa fitues

10/10/2025 22:30- 87' Largohen Dion Gallapeni dhe Florent Muslija, inkuadrohen Edon Zhegrova dhe Leard Sadriu

10/10/2025 22:23- 80' Sesko me rast ideal për Slloveninë, goditja e tij përfundon mbi portë

10/10/2025 22:19- 76' Kosova me zëvendësim të dyfishtë: Largohen nga loja Albion Rrahmani dhe Vedat Muriqi, futen Milot Rashica dhe Fisnik Asllani

10/10/2025 22:18- 75' Drkusic dështon të shënojë nga afërsia, fat për Kosovën

10/10/2025 22:15- 71' Muric dhe Hajdari shpëtojnë Kosovën nga një gol i sigurt i Sllovenisë

10/10/2025 21:52- 50' Elvis Rexhbeçaj largohet i lënduar dhe në vend të tij aktivizohet Valon Berisha

10/10/2025 21:50- 47' Fidan Aliti ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë ndaj Suedisë

10/10/2025 21:46- 46' Fillon pjesa e dytë e ndeshjes

10/10/2025 21:30- 45' Mbyllet pjesa e parë pa gola

10/10/2025 21:22- 37' Kërcënimi i parë serioz nga sllovenët vjen nga Benjamin Sesko, reagim fantastik nga Aro Muric

10/10/2025 21:13- 27' Dominim i Sllovenisë në posedimin e topit, por pa asnjë rast të rrezikshëm

10/10/2025 21:04- 20' Svit Seslar ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Florent Muslijës

10/10/2025 20:56- 12' Benjamin Sesko me kokë rrezikon portën e Kosovës

10/10/2025 20:45- 1' Nis ndeshja

10/10/2025 20:51- 5' Vedat Muriqi me rastin e parë serioz për Kosovën

10/10/2025 20:52- "Bashkë të pathyeshëm" - koreografia e "Dardanëve" para ndeshjes

Foto: Ridvan Slivova (Telegrafi)