Please enter at least 3 characters.

Lista e top-shënuesve - Alidema e Haxhimusa vazhdojnë ngjitjen, Shillova në krizë të golit

2018/10/Screenshot_11-2.jpg

Sulmuesit e elitës kanë vazhduar ta tregojnë vetën edhe në javën e 11-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Djaloshi nga Pozharani, Festim Alidema, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm ndaj Trepçës ’89, duke shkuar në numrin e tetë qëllimeve këtë edicion.

Para tij është Alban Shillova që e ka vazhduar ‘agjërimin’ edhe në këtë ndeshje.

Betim Haxhimusa i Dritës, ka filluar të ambientohet te kampionët, duke shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, Ferizajt dhe duke e quar në pesë numrin e golave personal.

Hoti dhe Mircevski, kanë po ashtu nga pesë gola.

Më nga katër gola janë Kreshnik Uka, Astrit Fazliu, Taulant Dajaku, Liridon Fetahaj dhe Qëndrim Gashi. /Telegrafi/    Lista e top-shënuesveAlban Shillova  8 golaFestim Alidema 7 golaBetim Haxhimusa 5 golaMendurim Hoti 5 golaMartin Mircevski 5 golaKreshnik Uka     4 golaAstrit Fazliu 4 golaTaulant Dajaku 4 golaLiridon Fetahaj 4 golaQëndrim Gashi   4 gola