Please enter at least 3 characters.

Liqeni kampion i Kosovës në futsall për herë të dytë radhazi

2022/06/288460345_10225751505928404_2832798507887805722_n.jpg

Liqeni ka arritur të shpallet kampion i Kosovës në futsall pas dy fitoreve ndaj Liburnit.

Drenicasit fillimisht fituan në Gjakovë me rezultat 5-2, ndërsa sot në vendin e tyre fituan edhe ndeshjen e dytë.

Koha e rregullt u mbyll 4-4 dhe pas penalltive, Liqeni arriti të fitojë me rezultat 5-3.

Kjo është hera e dytë radhazi që Liqeni shpallet kampion i Kosovës.

Pas ndeshjes mysafirët kishin kritika të mëdha në gjykimin e ndeshjes nga gjyqtarët Besart Ismajli dhe Besart Beqiri.

Gjakovarët madje kritikuan edhe delegatin e ndeshjes dhe Komisionin e Futsallit. /Telegrafi/