Lindon sjell në treg projektin e ri “Dashnia jem”
Këngëtari i njohur, Lindon, në estradën shqiptare njihet për stilin e veçantë që e interpreton.
Ai që në paraqitjen e parë ka dëshmuar se ka talent, kurse tani numëron një numër të konsiderueshëm të fansave.
Me mbështetjen e madhe që merr, artisti shpesh po i befason admiruesit e muzikës së tij me projekte të reja.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Lindoni ka bërë të ditur se ka sjell projektin e radhës.
Bëhet fjalë për “Dashnia jem”, për tekstin dhe melodinë e së cilës është përkujdesur vet këngëtari.
Në të pati ‘dorë’ edhe artisti i njohur, Bertan Asllani, i cili u përkujdes për miksim dhe masterizim.
Sa i përket pjesës vizuale, ai ka zgjedhur që tekstit t’ia bashkangjit një fotografi të tij, ku i shihet i ulur në një karrige dhe një shishe në dorë. /Telegrafi/


