Please enter at least 3 characters.

Limaj: Brenda dy javësh vendoset për zgjedhjet

2017/04/Fatmir-Limaj-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

“Nisma i ka mbledh nënshkrimet. Por po bisedojmë me deputetët tjerë dhe nga ajo që po shoh tani e tutje me deputetë tjerë, gjërat kanë marr drejtimin e duhur dhe presim shumë shpejt suksesin e mocionit”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se mocioni do të jetë shumë shpejt në Kuvend. "Në dy javët e ardhshme janë vendimtare për dërgimin e vendit në zgjedhje", tha Limaj.

Ai po ashtu ka thënë se Nisma së shpejti do ta prezantoj edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Ndryshe të premten kryetari i Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, Avni Tafili ka aderuar në Nisma për Kosovën. /Telegrafi/