Please enter at least 3 characters.

Ligjet themelore të budallallëkut njerëzor

2016/01/ligjet-themelore-t-euml-budallall-euml-kut-njer-euml-zor_hd.jpg

- Gjithmonë e në mënyrë të pashmangshme secili prej nesh nënvleftëson numrin e individëve budallenj që ndodhen në qarkullim.

- Mundësia që një person i caktuar të jetë budalla nuk varet nga asnjë karakteristikë tjetër e vetë personit.

- Një njeri budalla është ai njeri që i shkakton një dëm një njeriu tjetër, apo një grupi njerëzish, duke mos përfituar asgjë për vete, madje duke pësuar dëm edhe për vete.

- Njerëzit jo budallenj kurdoherë e nënvleftësojnë potencialin dëmprurës të njerëzve budallenj. Veçanërisht njerëzit jo budallenj vazhdimisht harrojnë që në çdo vend, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, të merresh me budallenjtë dhe/ose të rrish me ta, në mënyrë të pashmangshme përbën një gabim që kushton shtrenjtë.

- Personi budalla është tipi i njeriut më të rrezikshëm që ekziston.

- Budallai është më i rrezikshëm se banditi. /Dialog Plus/

(Marrë nga libri - Ligjet themelore të budallallëkut të autorit Carlo M. Cipolla. Me këtë vepër, të botuar në shqip nga “Linus”, ai u bë i njohur në mbarë botën)