Liga Total: Superderbi mbledh 1500 shikues (Video)
SUPERLIGA
Në praninë e rreth 1500 shikuesve Bajrami dhe Avni Ita luajtën një superderbi të vërtetë dhe tejet të rëndësishëm për rrjedhën e kampionatit. Narcist Alibegu kaloi në avantazh Avni Iten në pjesën e parë, ndërsa Bajrami ngadalë filloi të marrë frenat e lojës në dorë duke barazuar fillimisht me Agon Ramadanin, i cili në pjesën e dytë shënoi dhe golin e fitores që çoi në festë qindra shikues nga Banulla. Ndeshja ishte e mrekullueshme ku përballë njëri-tjetrit luajtën lojtarë si, Kemajl Gashi, Muhamet Dragusha, Agon Ramadani, Bujar Sinani e Egzon Shabani.
Videot qe po mahnisin Kosoven ⚽️⚽️Liga Total Lipjan
Posted by LIGA TOTAL on Monday, April 27, 2015
Venezia në krahun tjetër arriti të fitojë me lehtësi ndaj Mbreterve (8-0), teksa pikët maksimale i mori dhe lideri aktual, FC Gumnasella, që mposhti me rezultat 2-1 Termaxin në fund të takimit. Akllapi duket se është rikthyer në formë pasi që edhe këtë xhiro shënoi fitore, kësaj radhe ndaj Etikes 2-0. Fitore shënoi dhe Gllogovci që po kalon nëpër një formë të mire, ekipi i Hysen Arifit mposhti 4-1 Mobi Shop Gaxhen. Fitore të thella këtë javë shënuan dhe Xhamia e Magures dhe Blendi Center. Xhamia mundi Nipat e Dajës 6-1, ndërsa me rezultat 5-2 fitoi Blendi Center ndaj Professional Electros. Pikët i ndan Besa e Janjeves me Sllovinë që barazuan 3-3. Ndërsa, Standard Benz triumfoi 3-0 me rezultat zyrtar ndaj FC Niveles.
LIGA E PARË
Në Ligën e Parë Flaka duket e pandalshme. Ata edhe këtë javë fituan duke e mposhtur me rezultat 5-1 Minatorin nga Babushi. Relux vazhdoi me fitore pasi që këtë javë mposhti me rezultat 4-1 ekipin e vështirë të Muhagjerëve, ndërsa fitore shënoi dhe Rubofci në sfidën derbi me Smallushen. Rezultati përfundimtar ishte 1-0 për ekipin e Rubofcit.
Derbi i Gadimes mes Qullve dhe Restaurant Shpellës përfundoi me rezultat 3-3, ndërsa Express Phone dhe Sparta fituan me rezultate zyrtare këtë javë. Dardanet nga Sllovia triumfuan 5-2 ndaj Star Caffes, ndërsa AL Com triumfoi bindshëm ndaj Gadimës së Epërme. Fitore me shumë rëndësi këtë javë mori edhe Besa e Sllovisë që mposhti me rezultat 4-2 Drenin e Besart Magashit.
LIGA E DYTË


