Please enter at least 3 characters.

Liga Total sjell futboll cilësor edhe në Gjilan

2016/01/liga-total-sjell-futboll-cil-euml-sor-edhe-n-euml-gjilan_hd.jpg

SUPERLIGA

Në xhiron që lamë pas pati shumë ndeshje interesante. Ndeshja hapëse ishte ajo ndërmjet Anamoraves dhe Rinorit që përfundoi në favor të Anamoraves 5-4. Dobërqani me pak vështirësi mposhti Xixën me rezultat 2-4, ndërsa Fatbardhi vazhdoi serinë e fitoreve me rezultat të thellë kundër LlotoSport 7-3. Po ashtu bëri Eksimori dhe ArberiaMobiCasa ku triumfuan ndaj Gjermanëve 1-7 dhe VivaVresh 0-7, me rezultat të njëjtë përfunduan ndeshjet Gjilani 2-5 Besi dhe ProGis 2-5 Selishta. Humbja dhe fitimi i kreut të ligës ndodhi krejt në fund kur Medikamenti ndau pikë0-0 me Llashticen dhe Allstars triumfoi ndaj Rinisë bindshëm 11-0, gjithashtu edhe Bashkimi1941 humbi ndaj Poneshit me rezultat 1-2.

Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve, tabelën, dhe lojtarët më të dalluar të kësaj jave në Superligë.

LIGA E DYTË

Tulipanët e nisën mirë këtë javë ku mposhtën Cernicën me rezultat 0-6, më pas EuroFisi u tregua më e përgatitur se Dardania dhe fitoi ndeshjen 3-1. Pikët u ndan në 2 ndeshje, në ato ndërmjet Zhegra 2-2 Barnatorja, Bardhi dhe RekordAs 2-2 CSKAGavrani. Gadishi mposhti pa problem TheLivingRoom 7-1, kurse Bujana arriti ta shënonte golin e fitorës ndaj Verbices 1-0. Derbi i Ligës së dytë përfundoi në favor të Djemve të qytetit ku mposhtën Vëllezërit Aliu me vetëm një gol epërsi 2-1. Një ndeshje mjaft interesante me kthime të rezultatit ndodhi ndërmjet Devajës dhe Pasjakut ku në fund përfundoi me rezultat 4-5, si dhe ndeshja mbyllëse ishte aj ndërmjet Minatorit dhe Unitetit ku fitimtar doli Uniteti me 7 gola të shënuar dhe 3 të pësuar.

Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve, tabelën, dhe lojtarët më të dalluar të kësaj jave në Ligën e Dytë.

LIGA E TRETË

Ekipet që fituan me rezultat të thellë ishin Restaurant Luli kundër Studentave 1-7, CenterToën kundër Forca 5-1 dhe Artana kundër Oasis 3-6, ndërsa ndeshjet që përfunduan me rezultat të ngushtë ishin LLadova ndaj Kuqezinjëve 1-0, po ashtu Gjilani06 ndaj Dostave 2-1 si dhe Click Bar 3-2 ndaj Dheu i Bardhë. Ndeshja e vetme qe përfundoi baras është ajo ndërmjet Doni A dhe FC 13 me rezultat 2-2. Galaktikët e fituan ndeshjen ndërmjet Onix 1-3, të njëjtën gjë e bënë edhe Magjistralia dhe Reali ndaj Al-Veda dhe Target ku triumfuan me rezultat 2-4 dhe 2-5.

Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve, tabelën, dhe lojtarët më të dalluar të kësaj jave në Ligën e Tretë.