Liga Total: FC Bajrami fiton derbin, Dobraja triumfon
SUPERLIGA
Super Liga filloi me fitoren e thellë të Maceve të Zeza 6-0 ndaj Banulles. Në këtë duel shkëlqeu Kushtrim Trolli me një het-trik të shënuar. Macet tashme janë në vendin e katër. Prishtina e Re vazhdoi me fitore edhe ketë jave. Skuadra e Arianit Bytyqit mposhti 7-2 Dream Team. Kjo ndeshje pati disa polemika por në fund të kaltrit fituan duke mos vënë në pikëpyetje tre pikët. Në këtë sfidë u paraqit mirë mesfushori Arton Bytyqi. Standard Benz vazhdon të kryesoje në Superligë. Ketë xhiro ata mposhtën 5-2 Janjeven duke arritur në kuotën e 15 pikëve. Në anën tjetër Dobraja me shumë vështirësi fitoi 3-0 ndaj Xhamisë së Magures. Skuadra e Pajtim Metës rezistoi në pjesën me të madhe të ndeshjes por ata u dorëzuan në fund duke pësuar plot tre gola.
Bajrami tregoi forcën e vet në derbi ndaj Centrumit. Kjo pasi qe skuadra e Ardian Kozhanit mposhti 4-2 Centrumin e cila kishte disa mungesa. Me ketë fitore Bajrami konfirmohet si kandidat serioz për titull teksa Centrum i largohet paksa majës se tabelës. FC Mergimi befasoi Termax-in duke e mundur 2-1. Irfan Bahtiri me shokë ishin në forme këtë takim dhe me meritë arkëtuan tre pikë. Termax kishte disa mungesa dje në ketë ballafaqim. Sllovia u tregua e fortë për FC Tika Takan. Ardhja e një super lojtari si Qazim Gashi në formacion i ndryshoi tempo lojës së Sllovisë, gjë që u pa edhe dje ku ata triumfuan pa vështirësi 7-3. Minatori - Gadimja u mbyll në barazim 2-2. Kjo sfide pati goxha tensione duke ditur rivalitetin qe ekziston mes këtyre dy skuadrave. Gjithsesi në fund ekipet ndan pikët. AL Com mposhti 2-1 Real Maguren duke marre pikë të vlefshme për të siguruar mbijetesën. Tashmë gjithçka po bëhet interesant edhe në fund.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E DYTË
Eggermont mposhti 4-2 Shoqnin në sfidën hapëse të Ligës së Dytë. Eggermont u tregua më e kthjellët në fushe duke shënuar nga rastet që u krijuan. Gumnasella këtë jave fitoi 3-1 ndaj Dostave dhe me këtë fitore u ngritë në kuotën e 7 pikëve. Gumnasella kështu ju rikthye fitoreve. Një ndeshje dramatike u zhvillua mes Mbretërve dhe Mia san Mias. Skuadra e Rexhep Podvoricës ishte me një lojtarë më shumë në fushë gjatë gjithë ndeshjes mirëpo me shumë veshtirësi triumfoi në fund 2-1.
Të dielën në mëngjes sfida hapëse ishte ajo mes Nipave të Dajës dhe Qullëve. Skuadra e Dardan Saraçit fitoi 4-1 dhe në këtë mënyrë Nipat e Dajës arritën në kuotën e 10 pikëve duke marrë vendin e katërt në tabelë. Në barazim 4-4 u mbyll sfida mes Dardanëve dhe Smallushes. Dueli ishte interesantë e me rikthime rezultatesh ku në fund ekipet ndan pikët duke u mjaftuar me një barazim. Derbi i javes ishte ai mes Ardeno Meshkurtit dhe Restaurant Shpellës .Ardeno fitoi falë një goli me fat nga kapiteni Ardian Meta. Kjo ndeshje ishte shumë e balancuar dhe ku pati intervenime të mrekullueshme nga të dy portieret. Borussia gjithashtu mposhti ekipin e Teos. Me një lojtarë më pak në fushë Teos e pati të vështirë të rezistojë ndaj Borussias dhe në fund u detyrua të pajtohet me humbjen prej 5-2. Per shkak se dy skuadra nuk udhëtuan fare këtë jave dy ndeshje u protokolluan me rezultat zyrtarë. Avni Ita 3-0 ndaj Ac Milan dhe Nivela 3-0 ndaj Trepçes.
Tabela dhe lista e golashënuesve:
LIGA E TRETË
Liga e Tretë filloi me barazimin mes Xhamisë së Babushit dhe Mermerit 2-2. Kjo sfidë pati raste dhe gola. Të dyja skuadrat e kërkuan fitoren por në fund u pajtuan me nga një pikë secila. Officerat barazuan në loje 4-4 ndaj Bujarisë mirëpo më pas u vërtetua se skuadra mysafire kishte në loje një lojtarë të pa protokolluar dhe u vendos që ndeshja për momentin të jetë në tavolinë 3-0 për Officerat. Edisoni u tregua shumë e fortë për Teqen duke e mundur 4-0 në një ndeshje me një drejtim. Teqja nuk ishte në ditë të mirë. Ismail Luma çuditi të gjithë duke mundur 4-2 Qallapekun dhe duke treguar se djelmoshat e rinj kanë ardhur për rezultat pozitiv në këtë sezon. Qallapeku duket të ketë një rënie të formës. Ufot u mposhtën 1-3 nga Originalat. Skuadra e Arton Bytyqit ishte me efikase në sulm duke dëshmuar se kriza e fillimit ka kaluar tashmë për ta. Ndërsa java e 5-të në Ligen e Tretë mbyllet sonte me këto katër ndeshje: Stublla - Relux, RuboFCi - The Blue, Muhagjert - Shpella, Mega Petrol Flaka. Ndeshjet fillojnë nga ora 19:00.
Me të dalluarit e javës në Super Lige janë:
PIT POWER, sponsor i ri i Liga Total Lipjan!


