Liga Premier: Super Spursat
Krahas Adebayor në 11-shen më të mirë nga Spursat janë edhe mesfushori Luka Modric dhe mbrojtësi i djathtë Kyle Walker, të cilët shkëlqyen në fitoren 4-0 ndaj Liverpoolit. Me më shumë se një lojtar në ekip është i pranishëm edhe Evertoni, që shënoi fitore 3-1 ndaj Wiganit.
Lideri i tabelës dhe kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, në mesin e më të mirëve është i pranishëm me mesfushorin Nani, i cili tregoi një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren 3-1 në derbin e javës ndaj Chelseat, duke shënuar një gol, goditur shtyllën një herë dhe duke fituar një penalti.
Në repartin e sulmit, Adebayor ka për partner sulmuesin e Blackburn, Yakubu Aiyegbeni, i cili shkëlqeu në debutimin e tij për Rovers duke shënuar dy gola në fitoren 4-3 ndaj Arsenalit.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës në Ligën Premier e zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Michel Vorm (Swansea City)
Mbrojtësi: Kyle Walker (Tottenham Hotspur); Phil Jagielka (Everton); Titus Bramble (Sunderland); Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Nani (Manchester United); Yohan Cabaye (Newcastle United); Luka Modric (Tottenham Hotspur); David Silva (Manchester City)
Sulmues: Emmanuel Adebayor (Tottenham Hotspur); Yakubu Aiyegbeni (Blackburn Rovers)
Formacioni 4-4-2
Vorm
Walker – Jagielka – Bramble – Baines
Nani – Cabaye – Modric – Silva
Adebayor – Aiyegbeni
/Telegrafi/


