Liga Pit Power: Negenet e pagabueshme
SUPERLIGA
Se kjo xhiro do ishte shumë interesante u vërtetua qysh në ndeshjen e parë. Skuadra e Dental arkëtoi tri pikë të arta të cilat ia sigurojnë edhe matematikisht mbijetesën. Dental arriti qe në një ndeshje shumë të vështirë të fitonte 3-2 ndaj Eskavatorit, ndërsa Kushtrim Sylejmani më dopieten e tij ishte vendimtar në këtë takim.
Kryendeshja e kësaj javë, ajo mes Restaurant Arxhendit dhe Komogllaves, përfundoi në të mirë të skuadrës së Liridon Muhaxherit. Arxhendi e filloi shumë mirë takimin duke e mbyllur çështjen e fituesit që në pjesë të parë, pasi rezultati ishte 4-1 në favor të Arxhendit. Në pjesën e dytë, Komogllava u mundua të rikthehehet në lojë por krejt çfarë arriti të bëntë ishte të ngushtonte rezultatin në 5-3.
Derbi tjetër mes Victoria & Orchide dhe Termo Lulit përfundoi në një fitore mjaft të vështirë për skuadrën e Termos, pasi qe iu desh të rikthehej nga disavantazhi i pjesës se parë (1-0), për të fituar tri pikë që e mbajnë edhe më tutje në garë për titull kampion. Lulzim Ismajli dhe Shkembim Salihu ishin më meritorët për këtë fitore të artë.
Në ndeshjet tjera mund t’i veçojmë fitoren e vështirë të Elektring e cila nuk fitonte prej tre ndeshjesh, ndërsa Ergon Hyseni dhe skuadra e tij, Kino Bar shkatërruan Classic më rezultat bindës 16-2.
Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë.
LIGA DYTË
Ne Ligen e Dytë, veçohet fitorja e Te Iriqit në derbin e javës ndaj Produkt Market, të cilët me një paraqitje të shkëlqyer arritën të mposhtnin këtë skuadër duke ja shkaktuar humbjen e parë pas tetë xhirove. Ndeshja filloi më një ritëm shumë të shpejtë, ku skuadra e Jetmir Salihut arriti të realizonte dy gola të shpejtë dhe më rezultat 2-0 edhe përfundoi pjesa e parë. Ndërsa në fraksionin e dytë, një tjetër gol nga Valdrin Mustafa i dha fund dilemës së fituesit.
Orex arkëtoi tri pikë të tjera ndaj ZyNa-së të cilat e ngritin në pozitën e 13-të, ndërsa Shqiponja deklasoi 16-2 Pelisterken. Elektroinn më vështirësi arriti të fitonte 2-1 ndaj Games, ndërsa fitore të vështirë arriti edhe Lloshkobarja ndaj Euro Mitit (4-3), ku gjate ndeshjes kishte edhe momente tensioni. Lloshkobarja pas kësaj fitoreje ndan pozitën e katërt me nga 31 pikë se bashku më Balaj dhe Vetëvendosjen, të cilat poashtu shënuan fitore, ndërsa Euro Miti shuan në masë gjasat për mbijetesë. E kur flasim për mbijetesë, Kombëtarja A fitoi 4-0 ndaj Union, skuadra këto që po luajnë shanset e fundit për të siguruar një pozite të favorshme në tabelë.
Ndeshja më e bukur e kësaj jave ishte ajo ndërmjet dy skuadrave shumë të disiplinuara, Termo Luzhes dhe Nderimit, e cila përfundoi më fitoren e Nderimit 1-3.
Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.
LIGA E TRETË
Në ndeshjet e Liges së Tretë kishte disa ndeshje me rezultate shumë të ngushta, ku veçohet fitorja e Shkëndisë 3-2 ndaj Rinisë, ndërsa Doni Fruits shënoi një fitore shumë të rëndësishme duke mposhtur Elektroplast, poashtu më rezultat 3-2. Fabefa rikthehet tek fitoret duke fituar 6-3 ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm siç është Guri M. Momo Bar kapet në befasi nga Vikings të cilët treguan shpirt luftarak duke marrur tri pikë nga një skuadër pretendente për pozitat e para, ndërsa Nikadini mes tensionesh fiton me shumë mund ndaj Termo Roshës.
Në ndeshjet tjera, Ylber Ramadani shkëlqen duke realizuar poker në derbin e javës që skuadra e tij, Unioni SHPK e fitoi ndaj Ferplast, ndërsa në një ndeshje “triller” Elita shënoi fitore të madhe duke mposhtur Surqinen me rezultat 7-6. Fitore shënuan edhe Big Eagle dhe Talinoci, ndërsa Diti Balaj ndalet me barazim 3-3 më Galaxy.
Më poshtë i gjeni rezultatet, tabelën, golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë.


