Please enter at least 3 characters.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vazhdon me fushatën për ndihmë në rajonet e përmbytura

2016/08/Sindikata.jpg

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka paralajmëruar ndihma shtesë financiare për familjet në rajonet e përmbytura nga moti i ligë, tramseton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i LSDM-së bën të ditur se kanë sjellë vendim për ta vazhduar aksionin humanitar për ndihmë dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të sindikatës që të përfshihen në këtë aksion.

Sindikata u bën thirrje edhe institucioneve, ndërmarrjeve dhe të gjithë të interesuarve që të përfshihen në aksionin për mbledhje të donacioneve financiare për vendet e vërshuara.

Ndryshe, deri dje në Kryqin e Kuq të Maqedonisë janë mbledhur 740.000 euro, ndërkaq fushata e donacioneve do të zgjatë deri më 29 gusht, për shkak të interesimit të qytetarëve për të ndihmuar./Telegrafi/