Lexoni me kujdes: Ja kur bëhet problem xhelozia e tij
Xhelozia e vogël është normale në një lidhje, qoftë afatshkurtër apo afatgjatë.
Mirëpo, është një gjë e vështirë ta gjeni dikë që nuk xhelozon asnjëherë dhe kjo është diçka e natyrshme.
Sidoqoftë, nëse veç keni partner, dhe ai i shfaqë disa nga gjërat në vijim, atëherë duhet të kuptoni se keni punë me një person posesiv – person me të cilin do ta keni vështirë ta kaloni tërë jetën.
- Zemërohet çdo herë që ju sheh duke folur me meshkuj tjerë
- Vazhdimisht ju akuzon se po filtroni me të tjerët, duke filluar nga kolegët e punës e deri tek kamerieri në kafene.
- Zemërohet nëse nuk ia ktheni menjëherë mesazhet
- Ua ka kërkuar të gjitha fjalëkalimet në rrjete sociale, ose shpeshherë kërkon t’ia tregoni bisedat me të tjerët në Facebook ose platforma tjera ku mund të shkëmbeni mesazhe.
- Zemërohet edhe nëse kaloni kohë me familjarët apo miqtë, sepse mendon që ata janë duke ndikuar negativisht tek ju.
- Kur dilni, ai ju kërkon që t’i dërgoni fotografi të momentit për t’ia dëshmuar se me kë dhe ku jeni.
- Nuk ju beson, pavarësisht se asnjëherë nuk i keni dhënë arsye për mos t’ju besuar. /Telegrafi/


